“Adopto një konvikt”, Bashkia e Tiranës nderon familjen - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nismes ?adopto nje konvikt?, e cila synon rikonstruksionin e konvikteve te qytetit Studenti iu pergjigjen disa nga bizneset shqiptare. Nje prej tyre ishte edhe një familje nga Tirana. Në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi Arben Sadushit ?Medaljen e Mirënjohjes?. ?Zakonisht në bashki nderojmë presidentë, kryeministra që vijnë nga jashtë, apo kryetarë bashkie që na vizitojnë nga vende të tjera, por ndonjëherë harrojmë që heronjtë e vërtetë i kemi këtu mes nesh. Siç respektojmë dhe nderojmë të huajt, çka është shumë e rëndësishme, s?duhet të harrojmë të vlerësojmë qytetarët tanë, duke nisur nga fëmijët e familjes Sadushi, të cilët patën idenë të ishin kontribuues në kauzën për të rregulluar konviktet e ?Qytetit Studenti? dhe iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së kryeministrit, e mandej nxitën prindërit e tyre. Për këtë arsye, dua t?i jap këtë medalje mirënjohjeje familjes Sadushi, për gjithë kontributin dhe ndihmën që na dhanë në ?Qytetin Studenti?, si familja e parë që iu përgjigj kësaj thirrje, edhe me shumë shpresë për një brez të ri që është i ndjeshëm?, Kryebashkiaku i Tiranës ftoi që kjo nismë të ndiqet edhe nga biznese të tjera. ?Unë e kuptoj që është më kollaj të thuash jam ?me studentët, me studentët?, por është më e vështirë të bësh diçka për ta. Si familja e parë që nisi këtë risi, jo vetëm për të qenë me studentët, por për të bërë diçka konkrete për studentët, keni gjithë mirënjohjen tonë dhe të qytetit të Tiranës?.
Recommended