Bashkia e Tiranës dhe studentët e Harvardit, strategji për një qytet miqësor me fëmijët
  • 6 years ago
Nën moton ?Tirana: Qytet për fëmijë, qytet për të gjithë?, Bashkia e Tiranës dhe grupi i studentëve nga Universiteti i Harvardit, prezantuan draftin e parë të strategjisë që synon përfshirjen e nevojave të fëmijëve 0-5 vjeç në të gjitha vendimmarrjet e institucioneve bashkiake të planifikimit dhe implementimit urban.

Duke falenderuar studentët nga Harvardi për punën e kryer, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kryeqyteti merr mbrapsht një produkt të prekshëm, që do ta rrisë edhe më shumë reputacionin e Tiranës si një vend miqësor me fëmijët.

Një mirënjohje e veçantë për skuadrën nga Harvardi, të cilët së bashku me kolegët nga Tirana kanë pasur një sinergji fantastike në 6 javët e fundit dhe mezi pres që ta rrisim reputacionin tonë si një qytet miqësor me fëmijët. Sot kryeqyteti ka një plan strategjik për një qytet miqësor për fëmijët. ?Po prodhojmë një ?mini-kushtetutë? të qytetit, për mënyrën sesi do të trajtojmë çështjen e fëmijëve dhe të miturve në qytetin tonë. Ndaj, besoj se është një evoluim edhe në mentalitet dhe jo vetëm evoluim në terren.

Kryebashkiaku Erion Veliaj
Recommended