Tirana një qytet miqësor për fëmijët, Veliaj: Nuk menduam për zgjedhjet, por për gjeneratën e re

  • 5 years ago
Tirana ia ka dalë që në katër vite të shndërrohet në një qytet miqësor me fëmijët duke i vendosur ata në qendër të çdo politike të ndërmarrë nga ana e Bashkisë. Për herë të parë, kryeqytetin u bë mikpritësi i konferencës ndërkombëtare ?Qytetet miqësore për fëmijët? ku merrnin pjesë disa nga emrat më të njohur në botë në fushën e urbanistikës, UNICEF e përfaqësues të organizatave të ndryshme që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj theksoi se u shpreh se Tirana është sot një nga qytetet që ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë, ku investimet dizenjohen që në fillim si të denja për fëmijët.

?Sot jemi në një qytet që ka ndryshuar ndjeshmërisht. Është larg nga të qenit perfekt, por ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë nga qyteti që gjetëm më përpara. Sot të kesh korsi biçikletash apo të flasësh për autobusët elektrikë, të flasësh për taksitë elektrike është komplet ndryshe nga katër vite më përpara kur ne diskutonim a do të heqim rrënojat dhe a do të mbledhim dot plehrat nga qyteti. Ndërkohë në shumë prej investimeve tona jemi përpjekur që t?i dizenjojmë që në fillim si të denja për fëmijët?, tha Veliaj, teksa e ilustroi me disa nga investimet e realizuara në këtë mandat të parë sikurse është Bulevardi i ri apo sheshi Skënderbej. ?Sot 2/3 e kalamajve duan të bëhen kryetar bashkie. Por ajo që është e rëndësishme është fakti që fëmijët kanë filluar të mendojnë që tani si funksionon pastrimi, si funksionon gjelbërimi, si funksionojnë kopshtet, shkollat, çerdhet. Jam shumë i lumtur sot që ia kemi mbërritur kësaj dite ku fëmijët janë bërë një epiqendër e jetës sonë publike dhe ashtu si në familjet tona i kemi sytë tek këta, ashtu si një familje e madhe në qytetin tonë gjithashtu i kemi kthyer sytë tek fëmijët. Në fillim fare më thoshin, more çe keni këtë fiksim te kalamajtë, kalamajtë as nuk votojnë, as nuk paguajnë taksa? Qartazi pse i kemi kaq të dhunshme politikat sot është shumë prej këtyre njerëzve kur kanë qenë fëmijë s?kanë pas fëmijëri dinjitoze dhe vijnë shumë idhnakë dhe shumë të dëshpëruar nga fëmijëria e tyre dhe vazhdojnë tërë jetën me të njëjtin hidhërim dhe me të njëjtin helm që nuk mbaron dhe është një cikël dhune që përsëritet në shoqërinë tonë. Argumenti ynë ishte vërtet fëmijët nuk paguajnë taksa dhe vërtet fëmijët nuk votojnë, por ndoshta duke investuar tani te fëmijët fillojmë për herë të parë të mos mendojmë për zgjedhjet e ardhshme, por fillojmë të mendojmë pak për gjeneratën e ardhshme dhe të sigurohemi që ky cikël nuk përsëritet?, tha ai.

Recommended