Bashkia e Tiranës nderon Organizatën e Dëshmorëve të LANÇ, Veliaj: Vlerësim për vlerat patriotike
  • 5 years ago
Bashkia e Tiranës ka nderuar sot sakrificën e bërë nga gjithë ata të rinj dhe të reja që në momentet më të vështira dhe kritike për të ardhmen e vendit tonë u ngritën dhe luftuan kundër pushtuesit nazifashist. Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve që këtë vit shënon edhe 75 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi sot titullin e nderit ?Simbol i qytetit të Tiranës? Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut ? Dega Tiranë. Në fjalën e tij ai vlerësoi rolin që ka luajtur kjo organizatë në promovimin e vlerave patriotike dhe sakrificave vetëmohuese të gjithë atyre që luftuan dhe dhanë jetën për të patur një Shqipëri të lirë.

?Ashtu siç nderojmë personalitete të huaja të nderojmë edhe të lemë një vend të veçantë, special për të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë që Tirana dhe Shqipëria të jetë më e mirë. Ndaj Bashkia e Tiranës ka vendosur që të akordojë titullin ?Simbol i qytetit të Tiranës? në datën 5 maj 2019, Ditës së Dëshmorëve dhe 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut i jep titullin ?Simbol i qytetit të Tiranës? Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve të LANÇC-it dhe dëshmorëve të tjerë dega Tiranë, ?Për veprimtarinë e saj të vazhdueshme në hulumtimin, ruajtjen dhe promovimin e vlerave patriotike dhe historike të veprave dhe sakrificave vetëmohuese të të rënëve për pavarësinë, lirinë e atdheut dhe mbrojtjen e rendit publik. Veprimtaria e saj e vazhdueshme e ka shndërruar këtë organizatë në simbol të qytetit për vlerat që ajo pasqyron?, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës duke ia dorëzuar këtë titull drejtuesve të organizatës.
Recommended