Report Tv - Kontriboi për rikonstruksionin e konvikteve, Veliaj nderon familjen Sadushi

  • 5 years ago
Disa nga bizneset shqiptare i janë përgjigjur menjëherë thirrjes së kryeministrit Edi Rama dhe Bashkisë së Tiranës për të dhënë një dorë në rikonstruksionin e konvikteve në ?Qytetin Studenti?. Një prej tyre ishte edhe kompania e familjes Sadushi, e cila iu bashkua nismës ?Adopto një konvikt?, përmes së cilës, bashkia synon deri në verë të ndërhyjë fillimisht në mjediset e përbashkëta të godinave dhe më pas edhe nëpër dhoma. 

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi në shenjë vlerësimi Arben Sadushit  ?Medaljen e Mirënjohjes?.

Zakonisht në bashki nderojmë presidentë, kryeministra që vijnë nga jashtë, apo kryetarë bashkie që na vizitojnë nga vende të tjera, por ndonjëherë harrojmë që heronjtë e vërtetë i kemi këtu mes nesh. Siç respektojmë dhe nderojmë të huajt, çka është shumë e rëndësishme, s?duhet të harrojmë të vlerësojmë qytetarët tanë, duke nisur nga fëmijët e familjes Sadushi, të cilët patën idenë të ishin kontribuues në kauzën për të rregulluar konviktet e ?Qytetit Studenti? dhe iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së kryeministrit, e mandej nxitën prindërit e tyre. Për këtë arsye, dua t?i jap këtë medalje mirënjohjeje familjes Sadushi, për gjithë kontributin dhe ndihmën që na dhanë në ?Qytetin Studenti?, si familja e parë që iu përgjigj kësaj thirrje, edhe me shumë shpresë për një brez të ri që është i ndjeshëm.

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës

Recommended