Report TV -Rama e Veliaj urojnë gëzuar familjen në çadër: Brenda marsit do keni shtëpinë tuaj
  • 4 years ago
Gotat e festës trokitën edhe brenda një çadre aty ku qëndron familja Shkalla. Këtë natë të ndërrimit të viteve, familja e Estrefit u vizitua nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kreu i qeverisë tha se kjo është një përshëndetje për të gjithë ata njerëz që këtë dite festive e kalojnë në çadra, pa strehën e ngrohtë të shtëpisë së tyre, që i është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. "Kush është në çadër është prioritet i parë", tha Rama, teksa shtoi se pjesa më e madhe e shtëpive do të nisin të ndërtohen nga muaji mars. Duke marrë parasysh që ato bëhen me parafabrikat, edhe koha e përfundimit është më e shpejtë.
Recommended