Tërmeti, një vit jete ne çadër - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Durrësi ishte një nga qarqet që pësoi goditjen më të fortë nga tërmeti i 26 Nëntorit ku humbën jetën 51 persona dhe mijëra të tjerë mbetën të pastrehë. Sot dhjetë muaj pas lëkundjes sizmike, janë me qindra familjet që jetojnë ende në çadër.Thumanë. Përtej këtij shesh ndërtimi, ku ende nuk janë hedhur themelet e para të shtëpive që do të strehojnë familjet që tërmeti ua rrafshoi apo ua shndërroi në të pabanueshme, takojmë Kadri Lamën. Ai është një prej të dëmtuarve të goditjes sizmike, që nga Nëntori i 2019-ës jeton në këtë çadër të ngritur në oborrin e shtëpisë së dëmtuar. KADRI LAMA BANOR I THUMANES ?Që kur ra tërmeti rijmë në çadër?Arsyeja pse zgjodhi çadrën dhe jo një shtëpi me qira, janë të mbjellat dhe bagëtitë, burimi i vetëm i të ardhurave për familjen Lama. 5 milionë lekët e përfituara për rindërtimin, për kryefamiljarin janë të pamjaftueshme për të mbyllur dëmet. KADRI LAMA BANOR I THUMANES ?A bohet shpia me 5 milionë, ene punëtori do lek, ene ustai do lekë, çfarë fitova un, asigjo?Në pamundësi për t?i dhënë familjes një shtëpi, e pakta për ta mbrojtur nga i ftohi i dimrit që po afron, ai po ndërton me 5 milionë lekët këtë dhomëz. Me ndihmën e miqve ustallarë dhe duke u dhënë edhe vetë një lopatë ndihmë, Kadriu, po përpiqet të shpenzojë sa më pak në ngritjen e saj, me shpresën se do t?i mbeten mjaftueshëm për të bërë edhe çatinë, se për derë, si zgjidhje ka plasmanin.

Recommended