Report Tv-Veliaj dreke për njerëzit në nevojë: Energjinë ta kthejmë në punë konkrete
  • 6 years ago
Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Bashkia e Tiranës zgjodhi të shtrojë drekë në të gjitha qendrat e saj sociale për njerëzit në nevojë që i frekuentojnë ato. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe disa të rinj vullnetarë shërbeu drekën në mjediset e Qendrës Sociale Komunitare në Njësinë 4, e cila nga sot do të mbajë emrin e bamirëses së madhe me origjinë shqiptare, "Gonxhe Bojaxhiu?.

Kryebashkiaku Veliaj e cilësoi datën e sotme një ditë të veçantë, ndërsa theksoi se Nënë Tereza me veprën e saj na tregoi se nuk ka nevojë të jesh i famshëm, por më e rëndësishme është të kesh një zemër të mirë.

Nuk ka rëndësi çfarë besimi kemi; a jemi myslimanë, katolikë, ortodoksë, protestantë, rëndësi ka që një bijë shqiptare, vetëm duke bërë mirë, duke dhënë dashuri, duke respektuar më të dobëtit, duke ndihmuar më të varfrit, arriti jo vetëm të bëjë një emër të mirë, jo vetëm që u bë shenjtore, por na tregoi se nuk ka nevojë me qenë i famshëm, nuk ka nevojë me qenë nga një familje e madhe, rëndësi ka të kesh një zemër të mirë. Kjo frymë solidariteti është shtrirë në të 24 njësitë administrative të Tiranës. Më vjen mirë që Bashkia e Tiranës e përkujtoi ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, duke shërbyer. Ashtu si ne këtu, po shërben edhe një grup tjetër në Kombinat, një te Ali Demi, një tjetër në Laprakë dhe një te Bregu i Lumit. Më vjen mirë që në të 24 njësitë kjo frymë solidariteti ishte mënyra më e mirë për të kujtuar Nënë Terezën; nga kryetari i Bashkisë, te këshilltarët, nënkryetarët, të gjithë drejtuesit e bashkisë janë shpërndarë në qytet për të shërbyer.

Kryebashkiaku Erion Veliaj
Kryebashkiaku ftoi qytetarët që t?i bashkohen këtij solidariteti, duke dhënë kontributin e tyre në ndihmë të njerëzve që kanë më shumë nevojë.

Dua t?i ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës, siç thoshte Nënë Tereza, secili sipas mundësisë së vet, dikush mund të ketë një vakt shtesë, dikush mund të ketë ca rroba më shumë, dikush mund të ketë ca libra për të dhuruar. Çfarë ka tepër që mund t?ia dhurojë dikujt në nevojë, që mund të ndihmojë, që mund t?i japë një dorë dikujt që është rrëzuar për momentin, do t?u kërkoja me zemër në dorë që ta bënit këtë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj
Ai tha se kjo ditë është edhe një moment reflektimi për të gjithë shqiptarët, për të mos penguar njëri-tjetrin, por për ta konvertuar të gjithë këtë energji në punë konkrete.

Duke e quajtur qendrën tonë sociale në Njësinë 4 ?Gonxhe Bojaxhi?, i kujtojmë vetes dhe kujtdo kalimtari, kujtdo që është në këtë lagje, se çfarë potenciali kemi ne shqiptarët, kur vendosim të bëjmë mirë. Por, e kemi kuptuar se kemi potencial edhe kur bëjmë keq. Kur ne shqiptarët ndajmë mendjen që do bllokojmë, që do vëmë stërkëmbësha, që do flasim keq, që do intrigojmë, që do pengojmë njëri-tjetrin, edhe aty jemi të paparë. Por, sikur gjithë këtë energji ta kthenim për mirë, në punë konkrete, sikur t?i shërbenim njëri-tjetrit, sikur të shëronim një plagë, sikur të dëgjonim një hall, sikur të qanim një problem, çf...
Recommended