Bashkia, dreke per njerezit ne nevoje
  • 4 years ago
Muzikë, ushqim i ngrohtë dhe festë. Kjo është panorama që të ofrohet në qendrat sociale ku Bashkia e Tiranës ka shtruar drekën e fundvitit për personat në nevojë.

?Ky ka qenë një vit shumë sfidues. Megjithatë, siç thonë gjyshet tona, qofshin të kaluara dhe 2019-ta i marrtë me vete. Di të them se njerëzit i njeh më mirë në vështirësi. Kur je mirë, të gjithë sillen mirë; kur ka vështirësi, aty kuptohet sa i fortë dhe reagues është shteti, bashkia, qyteti. Dua t?ju uroj shëndet dhe një 2020 sa më të suksesshëm?, tha Veliaj.

Veliaj u ndal tek ngjarja më e rëndë e këtij vit, tërmeti.

?Nga muaji janar do nisim ato që quhen studime të thelluara të çdo pallati. Në çdo pallat do të kalohet 3-4 ditë për t?u siguruar me inxhinierët që bëhet testi i betonit, testi i hekurit, i materialeve të përdorura. Një pjesë e pallateve mund të jenë të rikuperueshëm me pak përforcim. Në momentin që pallati shpallet i rekuperueshëm pas vlerësimit të thelluar, do të fillojmë investimin dhe përforcimin e tij?, tha Veliaj.

Sa i takon të gjitha familjeve që kanë banesa tërësisht të parikuperueshme ose kostoja e rikonstruksionit do të rezultojë tepër e lartë, Veliaj u shpreh se do tu jepet banesë e re në pallatet që do ndërtohen. Por, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së strehimit, këto familje do të përfitojnë bonusin e qirasë.

Tv Klan
Recommended