Veliaj shërben ushqim në mensat sociale për njerëzit në nevojë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bashkia e Tiranës ka shërbyer dreken me rastin e festes se fundvitit për njerëzit në nevojë në mensat sociale. Këtë here Erion Veliaj ishte i shoqëruar nga shefa te njohur te kuzhinës.Erion Veliaj: ?Ky vit ka qenë special. Të gjithë japin një kontribut, pavarësisht se dikush është mësues, dikush është inxhinier, polic, doktoreshë apo kuzhinier i famshëm. Të gjithë kanë gjetur një moment që të japin një kontribut. Dua të falënderoj sot tre shefat, ndër më të njohurit në Shqipëri, atje ku gatuajnë ata pjatat paguhen shumë shtrenjtë, por fakti që zgjodhën që në fund të vitit të gatuanin, të shërbenin dhe të shtronin këtë drekë me komunitetin tonë të të moshuarve, më bën që t?u jem disafish mirënjohës?.Erion Veliaj u shpreh se është i kënaqur për ndihmën që qendrat sociale kanë dhënë për njerëzit në nevojë.Erion Veliaj: ?2018 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm. Falë kontributit që na kanë të gjitha qendrat sociale, si ata që punojnë me të moshuarit, si ata që punojnë me fëmijët në nevojë, si ata që punojnë në zonat periferike, si ata që punojnë me komunitetin rom dhe egjiptian, si ata që punojnë me fëmijët e rrugës, si ata që punojnë me personat me aftësi të kufizuar, Sigurisht, nuk zgjidhen të gjitha problemet, por fakti që në çdo cep të Tiranës ka një qendër sociale ku shërbehet një vakt, ku ofrohet dashuri, shërbim, një trajtim i gjithë personave në nevojë, e bën qytetin tonë pak më të mirë?.Kryebashkiaku i Tiranës tha se qytetaret duhet te tregojnë solidaritet jo vetëm ne muajin e festave por gjate gjithë vitit.
Recommended