Dreke per njerezit ne nevoje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Atmosfera e ndërrimit të ka mbërritur edhe në mensat sociale të Tiranës, që kanë ofruar në këtë ditë të veçantë një drekë për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të festojnë.Kryetari i bashkisë së bashku me kreun e pri shoqëruar nga bashkëshorja e tij Bernd Bochard shërbyen drekën në Qendrën Sociale ?Gonxhe Bojaxhi? në Njësinë 4. ?Ne kemi pasur një dhjetor të shkëlqyer; shumë njerëz, shumë vullnetarë, shumë bamirës, shumë dashamirës janë përkushtuar në qendrat sociale. Para tre vitesh as nuk bëhej fjalë fare që të kishim këto mensa sociale. I kemi shtuar, por besoj se është shtuar edhe dashuria, edhe njerëzillëku mes nesh në qytetin e Tiranës. Dua t?ju uroj të gjithëve gëzuar një vit të mbarë, një vit të suksesshëm?. Veliaj u bëri apel punonjësve te përkujdesjes sociale që të jenë pranë shtresave në nevojë. ?Ju garantoj se gjithë kolegët që merren me çështjet sociale do të jenë të pranishëm jo vetëm gjatë festave, por siç kemi qenë çdo ditë të vitit, 365 ditë. Ajo që është e mirë kësaj here është që na janë bashkuar edhe shumë njerëz, kështu që për të gjithë të rinjtë e Tiranës që kanë dhënë orë pune vullnetare, kanë adoptuar në distancë dikë që është në nevojë, kanë dhuruar rroba, ushqime, lodra, dhe do të doja që kjo frymë e dhjetorit, e festave të na zgjaste gjithë vitin, 11 muajt e tjerë, do të ishte e shkëlqyer. Unë mezi pres që tani që kemi vendosur bazat e një qyteti social, e një qyteti të drejtë, të kemi mundësi që ta vazhdojmë këtë në çdo ditë të vitit, edhe më vjen mirë që rinia, deri më parë indiferente, sot është bërë shumë herë më e vëmendshme?.Sa I takon festimeve bashkia ka pergatitur disa aktivitete qe kulmojne me koncertin me emrat me te njohur te muzikes shqiptare në sheshin ?Skënderbej?.

Recommended