Ligj i ri për njerëzit me aftësi të kufizuar - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ligji për aftësinë e kufizuar pritet të ndryshojë përmes një reforme të re propozuar nga këshilli i ministrave. Por grupet e interesit janë shprehur kundër duke kërkuar rrëzimin e ndryshimeve pasi ato penalizohen në shumë aspekte.Besnik Murataj, prej 22 vitesh pas një aksidenti automobilistik mundet të lëvizë vetëm përmes karrocës së invalidit. Vështirësitë që nga ai moment, ende i freskët në memorien e tij, kanë qenë të shumta.Pas shumë peripecive dhe mjekimit të specializuar jashtë ai rrëfen se ndryshimet që propozon reforma nuk sjellin asnjë lehtësi për këtë komunitet.Po të njëjtin problem me ndryshimet e hedhura për diskutim has edhe komuniteti i personave të verbër. Konkretisht reforma propozon ulje të tarifës mujore që këta persona marrin prej aftësisë së kufizuar, ndërsa është zgjeruar edhe targeti i njerëzve që përfshihen në skemë. Kjo sipas tyre lë hapësirë për abuzime me fondet.Jonidi ndjek studimet Master në Fakultetin e Drejtësisë, prej mungesës së shikimit atij i duhen një sërë shërbimesh ekstra për të cilat thotë se janë inekzistente.Një muaj pas propozimit të reformës ende të pa votuar komunitetet e aftësisë së kufizuar kanë organizuar takime për të kundërshtuar me çdo kusht ndryshimet e bëra nga ministria e shëndetësisë.
Recommended