Ligj i ri per sigurimin e katastrofave | Lajme - News
  • 4 years ago
Prej disa muajsh Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka nisur punën me Bankën Botërore për hartimin e një ligji i cili do të bëjë të detyrueshëm sigurimin e banesave nga katastrofat natyrore. Nisma më pas do të jetë në dorën e qeverisë dhe kuvendit për t?u miratuar, por domosdoshmëria për të lindi pas pasojave që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit, i cili la në dorën e buxhetit të shtetit një faturë prej 985 milionë eurosh.

Në raportin vjetor të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare thotë se ka rritur provigjonet që kompanitë duhet të mbajnë për katastrofat, ndërsa shprehet për domosdoshmërinë e ndërgjegjësimit të popullatës për këtë kategori sigurimi.

?U sigurua mbështetje me asistencë teknike nga Banka Botërore dhe ka vazhduar menjëherë puna me konsulentët dhe grupin e punës në Autoritet për hartimin teknik të ligjit për përballimin e situatave nga katastrofat natyrore sikurse është tërmeti.?

Në variantin fillestar është duke u diskutuar mundësia e vendosjes së një primi sigurimi nga 15 deri në 25 euro në vit për çdo person që disponon një banesë, ndërsa vlerësohet që kompensimi i dëmit të arrijë në 25 mijë euro.

Për shtëpitë për të cilat qytetarët kërkojnë kompensim me vlerë më të madhe, duhet të ndiqet rruga e sigurimit vullnetar. Për 5 muajt e parë të këtij viti sigurimet e prera në kategorinë e dëmtimeve në pronë rezultojnë 8.3 milion dollarë, 18.6% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended