Ligj i ri për portalet, regjistrim me detyrim. Gjoba të rënda për ‘fake news’
  • 4 years ago
Në një kohë kur në Shqipëri operojnë më shumë se 800 portale pjesa dërmuese të parregjistruara, qeveria bëri gati një ligj të ri për të zbardhur mediat on line, në një pjesë të madhe burim të lajmeve të rreme.

Ndryshimet e ligjit për mediat synojnë dhënien fundit të anonimatit të këtyre portale e si pasojë do të identifikohen burimet e tyre financimit përfshi personat që punojnë në to.

Top Channel e disponon draftin me këto ndryshime nga ku Autoritetit Medias Audiovizive i shtohet edhe kompetenca për mbikëqyrur portalet online.

AMA nëse do të miratohen këto ndryshime do të quhet ?Autoriteti i Mediave Shqiptare?. Ndryshe nga sa kanë operuar deri më tani në ilegalitet të plotë duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për shrimet e tyre në shumë raste Fake News, atyre do t?i duhet detyrimisht të rregjistrohet në Regjistrin e Ofruesve të Shërbimeve Mediatike. Krahas publikimit në portal, në këtë rregjistër do të shënohet emri i ofruesit të shërbimit, vendndodhjen e zyrave qendrore ose vendqëndrimin e ofruesit të shërbimit.

Çdo shtetas shqiptarë apo i huaj që do të ndjehet i cënuar nga lajmet e portaleve apo edhe mediave tradicionale i jepet mundësia t?i drejtohet Këshilli i Ankesave është organ kolegjial vendimmarrës, pranë ?Autoritetit të Mediave Shqiptare?.

Ofruesi i shërbimit të publikimit elektronik, brenda 72 orësh nga marrja e ankesës, duhet të shqyrtojë ankesën dhe të informojë ankuesin.

Këshilli i Ankesave, nëse çmon se ka shkelje, merr masat përkatëse, duke përfshirë sanksionet në përputhje me këtë ligj.

Për të gjitha mediat online që kryejnë shkelje kur ato nuk përbëjnë vepër penale përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen, me gjobë në në masën nga 40 000 deri në 800 000 lekë, kur nuk respekton vendimin e Këshillit të Ankesave ose të drejtën e përgjigjes,

Përsëritja e shkeljes më shumë se 3 herë gjatë një viti dënohet me një rritje deri në 50% të shumës së gjobës të përmendur më lart.

Ligji parashikon se në rast përsëritjeje më shumë se 5 herë gjatë vitit të kaluar, subjekti nuk do të përfitojë lehtësira fiskale apo të ndonjë lloji tjetër për një periudhë 3-vjeçare.?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
Recommended