Ora News - Masa për ushqime të sigurta, ligj i ri për ushqimin dhe shërbimin veterinar
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Garantimi i sigurisë ushqimore në sistem do të nisë edhe me ndryshimin e ligjit për ushqimin dhe shërbimin veterinar.

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, gjatë vizitës në Korçë, tha se do të merren të gjitha masat për ushqime të sigurta.

?Brenda muajit shkurt ne do të miratojmë në Parlament ndryshimet përkatëse në ligjin për Ushqimin, të cilat i hapin rrugë një reformimi tërësor të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për ta kthyer këtë institucion nga një agjenci ku 60% të punës merret me kontrolle rutinë të kioskave, fast food-eve apo restoranteve në një agjenci që të garantojë sigurinë ushqimore në sistem, në mënyrë që të paraprijmë gjithë procesin e përafrimit të standareve tona me ato europiane?, tha ministri Çuçi.

Projektligji për shërbimin veterinar është ende në fazën e diskutimeve në komisionet parlamentare, por Çuçi theksoi se përmes tij do të arrihet ridimensionim të sistemit.

?Synojmë një ridimensionim tërësor të shërbimit veterinar në Shqipëri. Këto janë procese që ne po i ndërmarrim në mënyrë që hap pas hapi të shkojmë drejt standardizimit të sigurisë ushqimore në Shqipëri me atë europiane?, tha ministri Çuçi.

Me miratimin e ndryshimeve në ligjin për ushqimin, edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të ketë një strukturë shtesë që do të analizojë të dhënat e inspektimeve ndër vite, në mënyrë që plani i monitorimit kombëtar të jetë i bazuar në analizë dhe statistika disa vjeçare.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/masa-ushqime-te-sigurta-ligj-i-ri-ushqimin-dhe-sherbimin-veterinar

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended