Ora News - Ligj për të shpëtuar vettingun në polici, ndryshon për herë të dytë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
I miratuar mes shumë debateve në vitin 2018, ligji që do bënte vettingun e të gjithë forcave të policisë dhe institucioneve të tjera në varësi të Ministrisë së Brendshme nuk ka dhënë rezultatet e duhura.

Pas gati dy vitesh është bërë e mundur verifikimi i figurës për vetëm 15 drejtues të lartë të strukturave në varësi të kësaj Ministrie, çka ka detyruar qeverinë të paraqesë disa ndryshime të tjera në ligj, duke hequr kështu përfundimisht afatin brenda së cilit duhet të përfundojë ky proces.

Në ligjin aktual është përcaktuar që vettingu duhet të përfundonte brenda qershorit të vitit 2020, por Ministria e Brendshme si inisiatore e këtyre ndryshimeve bën të ditur se kjo është e pamundur.

?Nisur nga vlerësimet dhe shortimet aktuale të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, numri i punonjësve të vetuar në raport me kohën në dispozicion është relativisht i vogël, dhe sipas një përllogaritje të thjeshtë, duke parë trendin e vlerësimit aktual, përfshirë dhe marzhin e gabimit, mendohet se ky proces nuk do të mundet objektivisht të përfundojë brenda afatit të përcaktuar (qershor 2020)?, thuhet në relacionin e Ministrisë së Brendshme që shoqëron projektligjin.

Më tej ky institucion rendit disa faktorë që sipas tij kanë bërë të pamundur ecjen e këtij procesi me ritmet e kërkuara.

Mes tyre përmendet situata që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, i cili sipas Ministrisë nxori jashtë përdorimit godinën ku funksiononte Komisioni i Jashtëm të Vlerësimit.

Gjithashtu ndër këto faktorë renditet edhe problematika e bashkëpunimit me institucionet e tjera, volumi i madh i dokumentacionit si dhe pandemia e koronavirusit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ligj-te-shpetuar-vettingun-ne-polici-ndryshon-here-te-dyte

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended