RTV Ora - Meta kthen në Kuvend ligjin për vettingun në polici
  • 5 years ago
#rtvora
President i Republikës, Ilir Meta, për të dytën herë refuzon Sandër Lleshin. Kreu i Shtetit ka rikthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për vettingun në polici pas ndryshimev të bëra nga ana e Ministrit të Brendshëm.

Sipas, Ilir Metës, ky ligj cënon parimet dhe standardet e vendosura në Policinë e Shtetit.

Meta: ?Ndryshimet e miratuara me këtë ligj nuk krijojnë garancitë e nevojshme se një proces kaq i rëndësishëm si vlerësimi kalimtar i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës, do të realizohet në kohën e duhur, me objektivitet dhe paanshmëri, duke bërë hapa pas në raport me standartet e ligjit në fuqi.?

Duke ju rikthyer ligjit të ish-Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Presidenti nënvizon se ligji i parë është hartuar dhe bashkëpunuar nga të gjitha palët politike, ndërsa ndryshimet janë bërë me një Parlament ku PD dhe LSI janë jashtë Parlamentit.

Meta: ?Ky ligj është votuar me 88 vota pro, 1 kundër dhe 32 deputetë kanë abstenuar, duke reflektuar kështu një terren bashkëpunues dhe jo kundërshtues midis forcave politike në Kuvendin e Shqipërisë.?

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/meta-kthen-ne-kuvend-ligjin-vettingun-ne-polici

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended