RTV Ora - Meta "rrëzon" sërish mazhorancën, kthen për rishqyrtimin ligjin për koncensionet e PPP-të
  • 5 years ago
#rtvora
Presidenti, Ilir Meta, ka ?rrëzuar? sërish mazhorancën duke i kthyer për rishqyrtim ligji për koncensionet.

Ndryshimet e bëra nga Arben Ahmetaj 24 orë para miratimit të ligjit për PPP-të në seancë plenare shtynë për në tetor kufizimin e dhënies së koncensioneve në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Ky veprim i mazhorancës, sipas Kreut të Shtetit, tregon qartë lidhjet e tyre me koncensionet e pronave publike.

Meta: Me ndryshimet që pësuan nenet 17-18 të ligjit, kontratat koncesionare do të vazhdojnë të jepen pa kufizim, për çdo lloj fushe, pasi afati u shty nga data 1 korrik 2019 që ishte planifikuar, u shty për të hyrë në fuqi në datë 1 tetor 2019. Një veprimtari tinzare të deputetëve të Kuvendit, të cilët mbrojnë dhe promovojnë dhënien me koncesion të pasurisë publike të shqiptarëve pa asnjë kufizim.

Meta evidenton se institucionet financiare ndërkombëtare, kanë kërkuar nga qeveria shqiptare në mënyrë eksplicite eliminimin e ofertave të pakërkuara, pasi kanë një kosto të rëndë në ekonominë e vendit.

Meta: Shtyrja në kohë e hyrjes në fuqi të ligjit shton rrezikun e rritjes së borxhit publik, nisur nga fakti që deri në datën 1 tetor 2019, mund të paraqiten oferta të reja të pakërkuara.

Pavarësisht interpretimit të Presidentit për kohën e hyerjen në fuqi, ligji nuk mund të rishqyrtohet para shtatori, pasi atëherë nis edhe sesioni i ri parlamentar.

Kthimi i ligjit të PPP-ve nuk ka shqetësuar qeverinë shqiptare, por Elisa Spiropali e ka quajtur krisëm presidenciale rrëzimin e Kodit Penal.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tjeter-ligj-i-kthyer-ne-kuvend-nga-meta-kesaj-here-koncesionet-dhe-ppp

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended