Sulstarova për vettingun në polici: Vonesat krijojnë probleme
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Vettingu në polici po vijon me hapa të ngadalta, një proces që ka filluar në vitin 2018.

Së fundmi, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim kanë bërë një monitorim dhe është publikuar edhe një raport mbi të gjithë këtë proces ku janë evidentuar disa probleme si zvarritja e saj në kohë dhe ndryshimi i skemës së vlerësimit.

Një prej anëtarëve të këtij vëzhgimi, Rovena Sulstarova u shpreh për Ora News se ligjet për vettingun janë shumë të mira dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje por problem qëndron vetëm tek zbatimi i tyre.

Sulstarova: Vetë procesi me këto ritme të ngadalta krijon problem në funksionimin e vetë strukturës e policisë së shtetit sepse ata element që mund të jenë të inkriminuar që vazhdojnë të jenë pjesë e strukturave të policisë dhe janë lehtësisht të shantazhueshëm. Ne ligjet i kemi shumë të mira. Janë ligje që i përshtaten dhe garantojnë mekanizma transparence. Gjithë procesi është tek zbatimi i tyre. Policisë së Shtetit i nevojiten më shumë mbështetje politike, institucionale se sa ligje të reja. Nuk mund të bëjmë në parashikim. Në amendimet e reja mendohet që të shtyhet edhe një vit.

Ky raport vijon si konkluzion i disa raporteve periodike 3 mujore që kemi regjistruar që nga moment që kemi filluar në 2018. Disa nga gjetjet konsistojnë pikërish me ritmet e ngadalta të procesit të vettingut në polici. Janë vënë re dhe disa mangësi dhe mosplotësim në lidhje me procesin e gjithëpërfshirjes së aktorëve të interesuar në procesin e ndryshimeve ligjore që ka shoqëruar ligjin për vettingut në polici.

Këto janë dy gjetjet kryesore, por është dhe një gjetje tjetër është bërë e mundur ndryshimi i skemës së vlerësimit, pra nga një process vlerësimi me 3 faza në institucione të pavarura siç ishte parashikuar në 2018 dhe në vitin 2019 ky process kalon në dy faza duke përfshirë 2 organe siç është Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe nga ana tjetër është një strukturë që është në varësi të Mnistrisë së Brendshme, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat e cila do të vijojë me fazën e dytë të vlerësimit.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/sulstarova-per-vettingun-ne-polici-vonesat-krijojne-probleme-ligjet-i-kemi-te-mira-por-mungon-zbatimi/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended