RTV Ora - Mesha e Pashkëve në Lezhë, Ipeshkvi: Njerëzit që sundojnë krijojnë probleme për të tjerët
  • 5 years ago
#rtvora

Duke ndezur qirinjtë e lutjes, që simbolizojnë dritën e përjetshme, besimtarët e Krishterë të Lezhës, ashtu si në të gjithë botën kanë nisur mbrëmjen e së shtunës festimet e Pashkëve.

Mesha e vigjiljes së kësaj feste u kremtua në katedralen e ?Shën Nikollit? nga Ipeshkvi i dioqezës së Lezhës Ottavio Vitale.

Qindra besimtarë ju bashkuan këtyre festimeve duke pritur ringjalljen e Jezu Krishtit. Në fjalën e tij ipeshkvi Vitale tha se korrupsioni në Shqipëri është një problem mjaft i madh, ndaj vendi ndodhet në këtë situatë.

Ottavio Vitale, Ipeshkv i Dioqezes së Lezhës: Problemi nuk është se nuk ka punë, por është se ata që sundojnë botën nuk ndihmojnë njerëzit, për të jetuar në mënyrë dinjitoze siç kanë bërë aposujt e Jezusit. Njerëzit që janë të fuqishëm krijojnë probleme për të tjerët. Jezusi na ka mësuar lehtësi dhe kërkon lehtësi prej të gjithëve.

Pas meshës besimtarët e Krishterë janë drejtuar në shtëpitë e tyre me dritën e jetës dhe mesazhin Krishti u ringjall. Kjo është festa me e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave te tjera te krishtera, te cilat festojnë Ringjalljen e Jezusit, sikundër e tregon Beselidhja e Re.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mesha-e-pashkeve-ne-lezhe-ipeshkvi-njerezit-qe-sundojne-krijojne-probleme-te-tjeret

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended