Report TV - Ligj i ri për prokurimet publike! Nga 1 janari 'Vetting' kompanive në garë për tendera
  • 3 years ago
TIRANË- Marrja e një tenderi nga operatorët ekonomikë do të vështirësohet nga 1 janari 2021. Për të shmangur kontratat abuzive, prokurimet publike do të kalojnë përmes një kuadri të ri ligjor, i propozuar nga Këshilli i Ministrave pas më shumë se 8 muajve konsultime me të gjitha grupet e interesit.

Procedurat në të cilat do të kalojnë kompanitë që kërkojnë tendra do të jenë në formën e një vettingu të aktivitetit të tyre të mëparshem. Kështu subjektet që kanë abuzuar me një kontratë të mëparshme, janë tërhequr nga nënshkrimi i një kontratat të fituar prej tyre, kanë konflikt interesi, probleme me drejtësinë, të hetuar për korrupsion, janë në proces falimentimi, kur nuk kanë paguar detyrimet tatimore, kur ka shkelje mjedisore, apo ka lidhje me kompani të tjera me qëllim shtrembërimin e konkurrencës nuk do të marrin pjesë në gara tenderuese.

Formulari i vetëdekalrimit do të kalojë në sitë subjektet që do të jenë pjesë e garës për të fituar tenderin. Operatorët ekonomik së bashku me dorëzimin e kërkesës për pjesëmarrëse mund të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit në vend të disa vërtetimeve të lëshuara nga autoritetet publike.

Ndryshe nga ligji aktual në projektligjin e depozituar në Kuvend, është rritur edhe numri i procedurave të konkurrimit. Nga 6 procedura tashmë do të kemi 9 të tilla. Është shtuar procedura Partneritet për inovacion e cila i con kompanitë drejt një gare me disa faza dhe përdoret në ato raste kur autoriteti kontraktor identifikon nevojën për një produkt, shërbim ose punë inovatore, e cila nuk mund të përmbushet duke blerë produktet, shërbimet ose punët që gjenden në treg.
Recommended