Bashkia e Tiranes, dreke per njerezit ne nevoje
  • 5 years ago
Të gjitha mensat sociale të bashkisë së Tiranës kanë ofruar drekën e Krishtlindjeve për personat në nevojë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i pranishëm në mensën sociale ?Gonxhe Bojaxhi? ku dhe uroi festën.

?Pavarësisht se çfarë besimi keni, festa e Krishtlindjes është një festë që jo vetëm festohet nga ata që janë besimtarë dhe kujtojnë lindjen e Krishtit, por është edhe një kujtesë për të gjithë ne të tjerët. Nuk ka rëndësi se çfarë besimi jemi për të dhuruar dashuri, për të dhënë të gjithë nga pak për Krishtlindje?.

Duke e konsideruar Dhjetorin muajin e solidaritetit, Veliaj kërkoi që ndihma për të tjerët të vijojë përgjatë gjithë vitit.

 ?Jam shumë mirënjohës që Tirana ka pasur muajin rekord të solidaritet. Do të thotë se qyteti po bëhet pak më i mirë, njerëzit po bëhen pak më të njerëzishëm, ka më shumë dashuri.Nëse ky Dhjetor ishte një rekord ku njerëzit dhuruan lodra, rroba, ushqime, dhe e gjithë Tirana festoi gjatë gjithë muajit, unë besoj se mund t?i kemi të gjithë muajt kështu?.

Kryebashkiaku ftoi gjithashtu të gjithë t?i bashkohen festimeve që ka organizuar Bashkia e Tiranës me rastin e ndërrimit të viteve në sheshin ?Skënderbej? ku do të ketë dhe një koncert dhe spektakël fishekzjarrësh.

Tv Klan
Recommended