Ora News – Veliaj: Rikonstruksioni i konvikteve, para se studentët të largohen për pushime

  • 5 years ago
#oranews #konviktet
Konviktet në Qytetin Studenti i janë nënshtruar prej kohësh rikonstruksionit dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës premton që ato të përfundojnë para se studentët të largohen për pushimet e verës.

Gjatë inspektimit në godinën 5 në Qyteti Studenti, Veliaj i shoqëruar edhe nga zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari vlerësoi transformimin e bërë.

Veliaj: Kjo është pjesa jonë që vjen nga Pakti me Universitetin; pra, rregullimi i konvikteve. Më shumë se gjysma e konvikteve janë në proces rikonstruksioni. Fillojmë shumë shpejt me KFWdhe tjetrin me TIKA-n, ndaj besoj se para verës, para se studentët të largohen për pushime, të kemi përfunduar rikonstruksionin e të gjitha konvikteve, që të mbajmë fjalën për detyrën që na u dha nga Pakti me Universitetin.

Veliaj shtoi se puna që po bëhet me konviktet është vetëm njëra pjesë e transformimit që do të pësojë i gjithë Qyteti Studenti, ku ndërtimi i një kampusi të mirëfilltë universitar është objekti i radhës.

Zëvendësministri i Brendshëm vuri në dukje se këto konvikte të rikonstruktura nuk kanë ndryshime me kushtet e studentëve jashtë vendit.

Lamallari: Unë kam parë se si janë konviktet jashtë në Itali, në Angli, kudo ku kam qenë, dhe mund të them me bindje të plotë se këto janë kushte realisht dinjitoze, ku prindërit mund të ndihen shumë mirë që fëmijët e tyre po studiojnë në këto ambiente.

Kryebashkiaku bëri të ditur se paralelisht me punën që po bëhet për përmirësimin e insfrastrukturës në godinat e banimit, po punohet për punësimin e studentëve ekselentë. Në ministrinë e Brendshme sipas Lamallarit janë pranuar 20 ekselentë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-rikonstruksioni-i-konvikteve-para-se-studentet-te-largohen-pushime
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended