Ora News - Rama kërkon dialog me studentët: Kam shumë për t'ju thënë, dua të më dëgjoni
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e studentëve, duke artikuluar kërkesën për dialog.

Nga Facebook-u, shefi i qeverisë i përshëndeti për vullnetin e tyre për të protestuar, por njëkohësisht i kërkoi atyre që të njëjtin vullnet ta kenë edhe për dialog. Ndërsa i premtoi se ka për t'i thënë shumë gjera.

Rama: Një përshëndetje për studentët që sot janë në rrugë. Uroj që që të kenë dëshirën jo vetëm për të protestuar, por edhe vullnetin për të dialoguar. Në rrugë dilet për të kërkuar vëmendjen e vendimmarrësve për shqetësimet që keni. Ndërsa shqetësimi adresohet përmes dialogut me vendimmarrësit.

Unë dua që ata ta dinë se kam shumë për ti dhënë, por patjetër kam shumë dëshirë t'i dëgjoj, ballë për ballë, pa censurë për opinionin publik, pa drejtues, pa administratorë, pa pedagogë. Pra studentët e zgjedhur prej vetë protestuesve si të duan dhe kë të duan, pa asnjë filtër partiak apo administrativ.

Rama tha se prej 5 vitesh është fituar liria e protestës pa asnjë rrezik. Ndërsa tha se sot do të donte të ishte një student protestues.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-kerkon-dialog-me-studentet-kam-shume-ti-thene
Recommended