Ora News - Studentët nuk pranojnë ta politizojnë protestën. Thirrje për të mos u përçarë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej orës 10:00 qindra studentë vijojnë protestën para ministrisë së Arsimit. Ata bëjnë thirrje për të plotësuar kërkesat e tyre përmirësimin e kushteve dhe nuk pranojnë të politizohen.

Në një moment pati dhe tension pasi disa studentë kërkuan që protesta të zhvendoset drejt kryeministrisë, por studentët e tjerë nuk pranojnë pasi deklarojnë se protesta e tyre ka qëllim vetëm plotësimin e kërkesave që duhet ti plotësojë ministria e arsimit.

"Studentët bënë thirrje për të mos krijuar përçarje dhe për të qëndruar para ministrisë së Arsimit. Ne nuk do të largohemi as tek kryeministria as ministria. Ne jemi studentë. të tjerët që kanë arsye të ikin në kryeministri nuk do ia dalin të na përçajnë. Ata janë pjesë e forumeve politike. Do protestojmë këtu! "Ne nuk do të largohemi as tek kryeministria as ministria. Ne jemi studentë. të tjerët që kanë arsye të ikin në kryeministri nuk do ia dalin të na përçajnë" thanë studentët me megafon duke bërë thirrje për të mos u përçarë

"Eshte plotesuar vetëm një kërkesë. Duhet me patjetër të hiqen tarifat pasi janë të papërballueshme"}

Studentët nga të Universiteti i Tiranës, Politikenik, Sportet, Mjekësisë dhe Universiteti Bujqësor janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit duke protestuar.

(Lajmi është publikuar ditën e djeshme dhe është në përditësim minutë pas minute)
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/beteja-vazhdon-serish-neser-studentet-publikojne-axhenden-e-protestes

Recommended