Ora News - FRESSH, “studentët” që përçan protestën

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duket se anagazhimi i forcave politike ja doli që të përçajë një nga protestat të vlerësuara si më të mirat pas viteve '90, atë të studentëve. Sot Universitetet u ndanë në dy pjesë, duke qëndruar disa tek Ministria e Arsimit e disa tek Kryeministria. Kjo tentativë e poltikës u duk qartë edhe një ditë më parë, ndërsa kulmoi në debatin e inskenuar nga kryeministri në "Top Show" me anëtarë të FRESSH.

Në ditën e 8 të saj, protesta e studentëve duket se përfundimisht krijoi një krisje brenda saj.

Pas presionit të shtuar të politikës ajo u nda në dy pjesë, një grup janë vendosur para Ministrisë së Arsimit dhe një grup tjetër para Kryeministrisë.

Kjo situatë u paralajmërua qartë në emisionin "Top Shoë", ku i ftuar ishte kryemistri Edi Rama, ndërsa përpiqej të bindte publikun se ishte futur në dialog me studentët.

Por duket se ato 2 orë e 30 minuta, Kryeministri nuk dialogoi me protestuesit e vertetë, por me përfaqësues të Forumit Rinor Socialist.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fressh-studentet-qe-percan-protesten

Recommended