Ora News - Protesuesi: Personat që qëndruan tek ministria donin të ndanin protestën

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

19:20: Prej 8 orësh vijon rezistenca e studenteve. Ata kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave nga kryeministri Rama, ndërsa ky i fundit vijon t'i ftojë përmes rrjeteve sociale në dialog. Por studentët nuk pranojnë negociata kërkojnë vetëm vendimmarrje.

Studenti: Do të qëndrojmë gjithë natën përpara kryeministrisë

"Protesta nuk do ta ndalet. Do të qëndrojmë gjithë natën këtu. Nësër presim që studentët, gjimnazistët të vijnë këtu. Është e kot të shkojmë në një institucion që drejtohet nga kryeministri", tha një student për Ora News.

19:20 -Studentët tek Ministria e Arsimit thonë se nesër do bllokojnë rrugët.

Studentët që po qëndrojnë në Ministrinë e Arsimit nuk kanë marrë ende një vendim se cfarë do të bëhet me vijimin e protestës. Disa prej tyre menojnë se zgjidhja e problemit duhet të vijë nga aty ku nisi, në ministri.

"Nësër do të bllokohen të gjitha rrugët kryesore", tha një studente.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studentet-pushtojne-sot-tiranen-afat-qeverise-ne-oren-1600-plotesimin-e-kerkesave

Recommended