RTV Ora - Kreu i shoqatës së të verbërve tregon problemet që hasin personat me aftësi të kufizuara
  • 5 years ago
#rtvora
Kryetari i shoqatës së të Verbërve, Ardian Hysa në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi draftin për personat me aftësi të kufizuara miratuar së fundmi nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas tij drafti parashikon minimizimin e të ardhurava aktuale për këtë kategori.

Hysa deklaroi se disa pika të këtij drafti janë kundërshtuar kryesisht nga shoqata e të verbërve, pasi diferencon dhe kufizon në shumë drejtime.

Gazetarja: Ia keni dërguar rekomandimet tuaja Ministrisë së Shëndetësisë dhe pse i kundërshtoni disa pika?

Hysa: Jemi në fazën e rekomandimeve. Unë jam skeptik sepse ne vjet kemi qenë në një takim me ekspertin që është marrë me reformën, ja kemi paraqitur rekomandimet dhe fakti që nuk i ka marrë parasysh rekomandimet, dyshoj që mund të mos i marrë sërish.

Është një problem tjetër kushtëzimi i pagesës së aftësisë së kufizuar me pagesa të tjera. Që do të thotë një person me afësi të kufizuara mund të marrë vetëm një pagesë për mbrojtje sociale, ose atë të invaliditetit.

Ka diferencim mes fëmijëve me të rriturit. Pra një fëmijë i grupit të parë nuk merr të njëjtën vlerë si i rrituri i grupit të parë.

Caktimi i moshës tavan është një tjetër problem. Nëse një i moshuar thotë bëhet i verbër ata thonë që nuk duhet të marrë përfitime. Kur ne e dimë se të verbërit kanë më shumë nevojë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kreu-i-shoqates-se-te-verberve-tregon-problemet-qe-hasin-personat-me-aftesi-te-kufizuara

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended