Telekom dhe UNICEF do të përpilojnë hartë dixhitale për personat me aftësi të kufizuara
  • 5 years ago
Fondacioni Telekom për Maqedoninë dhe UNICEF do ta përpilojnë hartë dixhitale për qasje për personat me aftësi të kufizuara. Njerëzit me aftësi të kufizuara do të mund të informohen dhe t'i theksojnë barrierat, si dhe shembuj pozitivë të qasjes në: ndërtesa, shtigje dhe kalime për këmbësorë, transport publik, parkim, terrene sportive, tualete duke përdorur këtë platformë digjitale. Qëllimi është që përmes kësaj pajisje digjitale të sigurohet lëvizshmëri dhe qasje më të lehtë që është një nga bazat për trajtimin e barabartë të këtyre individëve. Partneriteti midis Fondacionit Telekom për Maqedoninë dhe UNICEF është një mundësi për përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara në shoqërinë digjitale.Me këtë trend, po hiqen barrierat fizike dhe kufizimet dhe hapen mundësi të mëdha për të gjithë qytetarët tanë. Neve në Makedonski Telekom e kemi krejtësisht të qartë se pavarësisht teknologjisë bashkëkohore me të cilën punojmë, pavarësisht nga njohuritë teknologjike dhe ekspertizën që kemi, e gjithë kjo do të ishte e pamjaftueshme për të bërë një hap të rëndësishëm përpara nëse punojmë vetëm ".- theksoi Nikolla Ljushev - kryetar i fondacionit Telekom për Maqedoninë
Recommended