Nje fondacion nga UNICEF per njerezit me aftesi te kufizuara (27 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Të penalizuarit një herë nga fati nuk duhet t'i ndjekë e njëjta histori për gjithë jetën. Të gjithë fëmijët handikapatë me aftësi të kufizuara fizike, shumë shpejt nuk do të jenë më viktima të fatit. Me iniciativë të UNICEF dhe mbështetje të fondatorëve shqiptarë, bëhet e mundur projekti për krijimin e një fondacioni që mbledh dhe kujdeset për adoleshentë, jetimë me aftësi të kufizuara fizike për ti përfshirë ata në jetë dhe shoqëri.
Krijuesit shqiptarë do të kontribuojnë financiarisht që kjo nismë të funksionojë. Fëmijët do të përfshihen sipas kërkesës së fondacionit në shërbime postare, dokumente dhe dërgime porosish të ndryshme. Në zyra për marrje mesazhesh. Shefi i UNICEF Roberto Laurenti, thotë:
"Është menduar Shqipëria pasi këtu gjërat ecin. Kjo është një nismë e zgjuar dhe duhet. "
Qendra "Don Bosko" do të japë ambjente për fondacionin që njeh si themelues shqiptar zonjat Donika Bardha dhe Kristina Buzi, Lidra Mejdani dhe zotërinjtë Marsel Skëndo, Genc Buzi, Sharls Lëvek, Bardhyl Minxhozi, Lorenco Ronkari dhe Oracios Vangruzi./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended