Nje zyre e re informacioni per familjet e prekura nga lufta ne Kosove (21 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Ndryshimet politike në Jugosllavinë e mbetur, kanë hapur një dritare më shumë për lirimin e të burgosurve politik në Kosovë dhe për fatin e personave të zhdukur. Pas kërkesave të shumta të familjarëve të këtyre personave, kryeadministratori Kushner, ka vendosur para pak ditësh të hapë një qendër për dokumentacionin e të burgosurve dhe personave të zhdukur.
Drejtoresha e kësaj zyre, zonja Andreoti, shpjegon për Tv Klan se kjo zyrë do të ndihmojë familjet e prekura nga kjo plagë të cilët mund të vijnë dhe të shkëmbejnë informacione. Shkëmbimi i informacioneve do të na ndihmojë të dyja palëve dhe ne shpresojmë që shumë shpejt të vendosim kontakte me Beogradin zyrtar, thotë ajo.
Ndërkaq njësitë e lëvizshme të kësaj qendre do të shkojnë në komuna të ndryshme të Kosovës për të marrë sa më shumë informacion. Policia e UMNIK, Kryqi i Kuq dhe OSBE, janë përfshirë në këtë projekt që ka shtuar shpresat e atyre që i kanë akoma të gjalla kujtimet e luftës.
Ndërkaq njerëzit i janë rikthyer sheshit "Nënë Tereza" ku kanë kërkuar nga ndërkombëtarët dhe vetë presidenti serb, lirimin e të burgosurve./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended