Ora News - Azil politik në SHBA dhe BE, familjet e prekura nga HEC-i Fierzës letër ambasadorëve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shoqata që përfaqëson familjet e prekura nga ndërtimi i HECIT të Fierzës ka ndërmarrë një tjetër nismë sfiduese ndaj shtetit, pas më shumë se dy dekadash në pritje të dëmshpërblimit për tokat e përmbytura.

Ata i janë drejtuar me një letër ambasadorit Amerikan, Donald Lu, asaj të Bashkimit Europian, Romana Vlahutin dhe ambasadores gjermane Suzane Schutz ku kërkojnë statusin e azilantit politik për 200 nga familjet më në nevojë të komunitetit që përfaqësojnë.

Sherif Kastrati: ?Iu kam dërguar një kërkesë 3 ambasadorëve, të SHBA-së, të Bashkimit Europian dhe Ambasadës Gjermane dhe kam kërkuar për 200 familje azil politik. Dhe për dijeni ia kam dërguar shkresën kryeministrit, ministrit të Energjetikës Damian Gjiknurit, kryetarit të parlamentit dhe prefektit.?

Kryetari i shoqatës së ?Tokave të përmbytura? nga liqeni i Fierzës, Sherif Kastrati, thotë se janë detyruar të ndërmarrin këtë hap për shkak se kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh dhe nuk janë dëmshpërblyer për tokat e përmbytura nga baseni i Fierzës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/azil-politik-ne-shba-dhe-be-familjet-e-prekura-nga-hec-i-fierzes-leter-ambasadoreve

Recommended