RTV Ora - Meta për përplasjet në KZAZ: Po mbaj shënim të gjithë personat që shkelin ligjin
  • 5 years ago
#rtvora

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me përplasjet që po shënohen mes policisë dhe bashkive në KZAZ-të e vendit për zbatimin e dekretit të tij për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet vendore.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës,Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat thotë se Presidenti Meta vlerëson të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë.

Presidenti, nënvizon Blushi, po mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errëta vendase dhe të huaja, që kërkojnë destabilitet në Shqipëri dhe rajon, me qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

"Të lirohen KZAZ-të", KQZ: Kërkesat e bashkive të djathta tejkalojnë kompetencat

Më herët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përgjigje të kërkesave të bashkive të djathta, të cilat kërkojnë lirimin e ambienteve ku janë ngritur KZAZ-të, ripërsërit kërkesën për të reflektuar dhe shmangur veprimet që pengojnë administrimin e procesit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-perplasjet-ne-kzaz-po-mbaj-shenim-te-gjithe-personat-qe-shkelin-ligjin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended