Ora News - Rama studentëve: Lëreni Lulin e Monikën tek Ministria e Arsimit, hajdeni te zyra ime

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri, Edi Rama, po mban fjalën nga kryeministria ndërsa studentët vijojnë të protestojnë para MAS.

Rama hedh dyshime se protesta e studentëve është nxitur nga PD , LSI, por studentët e hedhin poshtë dhe thërrasin: "Do dalim në rrugë me qindra e mijëra, po s'u hoq tarifa rrëzohet ministria"

"Lëreni Lulin e Monikën tek ministria e Arsimit, mos u merrni me ata, hajdeni pushtoni këtë godinën dhe zyrën këtu futuni brenda në zyrën time ... Tani është politikë studentore me qeverinë. Jo partitë thoni, mos thoni Jo qeverinë. FRESSH nuk ju është copë copë nuk ka pasur mundësi as tju ndikoj....Tani keni filluar të belbëzoni po i thoni me zë të ulët dhe po ndejnjët më shumë aty .. ikët ju mori kucedra. Universiteti është zonë autonome, nuk mund të hyjë aty si buldozer. Tek Unaza e Re shkojnë buldozerët.

Pjese nga fjala e kryeministrit

Studentët prej 3-4 ditësh kanë dalë në një protestë dhe prej 3 ditësh u kam kërkuar që të ulemi dhe të diskutojmë. Nuk është bërë e mundur deri në këtë moment. E para herë në historinë e protestave kur jo qeveria, por protestuesit thonë se nuk duam të flasim. Sidoqoftë unë jam këtu. Besoj se dialogu është i domosdoshëm dhe do të vijoj të komunikoj dhe të përpiqem të shpjegoj se pse dialogu është rruga. Theksoj se nuk kam kërkuar dhe qeveria nuk kërkon negociata, kërkon dialog.

Studentëve u them se ka një dallim të thjeshtë, negociohet mes palëve në konflikt, ne nuk kemi asnjë konflikt.Çka studentët kërkojnë mua, ne na gjen plotësisht dakord në kuptimin e nevojave, shqetësimeve dhe kuptimin e domosdoshmërisë për të adresuar një problematikë që është komplekse. Por sigurisht kemi domosdoshmërinë të bisedojmë.

Plotëso kërkesat tona! Cilat? Kam 7 a 8 lista me kërkesa të ardhura nga rrugë të ndryshme të protestës, të afishuara në rrjete sociale, kemi angazhuar njerëz ti mbledhin kudo ku shfaqen. Protestat organizohen për tu dëgjuar, qeveritë dëgjojnë apo nuk i dëgjojnë.

Por kur qeveria thotë hajde të flasim nuk kam dëgjuar ndonjëherë në histori, jo nuk duam të flasim. Duam një Shqipëri ku komunikohet me britma dhe ulërima, ultimatume dhe kërcënime si politikanët, ku secili bërtet ose plotësoje ose bëhet nami.

Më vjen shumë keq të kujtoj se i vetmi rast kur unë kam dëgjuar këtë lloj refuzimi ndaj dialogut është me opozitën e sotme, me Lulzim Bashën që u fut në çadër dhe thoshte plotëso kërkesat ose do rrëzohesh bashkë me qeverinë. I thosha hajde të ulemi, jo. Nuk ka nevojë të të kujtoj si shkuan punët. Përsëri për vettingun në politikë. Në Shqipëri problemi ka qenë se nuk ka dëgjonte njeri.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-ne-1100-live-ne-facebook-studentet

Recommended