Rama-studentëve: Ejani bisedojmë, zyra ime është edhe e juaja - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirhe studentëve që të ulen dhe te bisedojnë në lidhje me kërkesat që ata kanë.Kreu i qeverisë shfrytezoi rubriken "Pergjigja ime" per te thene se protesta e studentëve nuk është cënuar dhe nëse do të mundej ai do donte të ishte student në këtë moment.Ai shtoi se zyra e tij është e hapur në çdo moment për studentët e për të diskutuar në këtë mënyrë në lidhje me zgjidhjen e këtyre problematikave."Dua që ta dinë se kam shumë për t?u thënë por patjetër kam shumë dëshirë t?i dëgjoj ballë përballë pa administratorë, pa pedagogë, studentët që i zgjedhin vetë. Ky vend e ka fituar prej 5 vitesh lirinë e plotë të protestës pa rrezik nga plumbat. Protesta e ka pasur të garantuar pacenueshmërinë e statusit të saj. Po të mund të zgjidhja dot sot do të doja të isha dhe njëherë studentë protestues jo kryeministër në zyrë. Po si kryeministër dhe si protestues i dikurshëm kam bindjen se duke dëgjuar njëri-tjetrin dhe në këtë rast duke u bërë bashkë, për të shtyrë me forcë përpara modernizimin, mund të përshpejtojmë dhe bëjmë më mirë punë kolosale. Shkurt fjala se sa rrinë në rrugë dhe çfarë kërkojnë ata, kjo është e drejta e tyre legjitime. Ama detyra ime është që ti dëgjoj dhe ti mbështes në adresimin e shqetësimet e tyre në çdo rast që ata do të donin të bisedonin. Kur të duan dhe po të dëshirojnë të dinë ndonjë gjë, bujrum, kjo zyrë është e imja. Por pushteti i kësaj zyre është i kujtdo që kërkon ta përdorë për idenë e duhur në shërbim të vendit dhe shoqërisë dhe të ardhmes që fëmijët e Shqipërisë meritojnë?
Recommended