Ora News – KLSH: Ministria e Arsimit shkeli ligjin e arsimit të lartë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Një muaj para se studentët të nisnin protestat për uljen e tarifave dhe shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë, Kontrolli i Lartë i Shtetit zhvilloi inspektime në Ministrinë e Arsimit dhe në tetë Universitete.

Hetimi ka nisur në shtator për tu mbyllur në 11 nëntor.

Në raportin prej 96 faqesh, konstatohet se reforma nuk është zbatuar.

" MAS vijon të veprojë kundra ligjit përmes centralizimit të panevojshëm që bën nga njëra anë me akte të panevojshme nënligjote, funksioneve që në fakt ligji ua njeh IAL-ve dhe nga ana tjetër, duke mos bërë funksionale strukturat përkatëse për financimin dhe rregullimin e arsimit të lartë".

Madje KLSH konstaton se dhe Bordet e Administrimit ku MAS ka shumicën, nuk kanë funksionuar.

"Anëtarët e Ministrisë në Bordet e Administrimit, ku përfaqësojnë shumicën vendimmarrëse nuk i kanë kryer me përgjegjësi detyrat, duke mos garantuar qëndrueshmërinë financiare autonome të këtyre institucioneve. Madje duke marrë vendime financiare pa analiza kostoje për tarifimin e shërbimeve që ofrojnë".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klsh-ministria-e-arsimit-shkeli-ligjin-e-arsimit-te-larte
Recommended