Intervista - Shkencëtari Muka: Diplomat jepen në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkencëtari Taulant Muka tha se diplomat shqiptare në Universitetet Publike jepen në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Muka tha se qeveria dhe opozita kanë favorizuar Universitetet Private.

Muka: Diploma e Universitëteve Publike sot jepet në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë, të miratuar në 2015, pasi duhet të ketë dy akreditime. Akreditimi institucional dhe akreditim të programeve. Ndërkohë që është bërë akreditimi institucional i 37 universiteteve, programet e tyre nuk janë akredituar. Sipas ligjit të arsimit të lartë nëse nuk janë akredituar programet e studimit nuk mund të lëshojë diploma në ato programe studimi. Universitetet Publike në momentin që po flasim nuk i ka akredituar. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që në momentin që ti aplikon në tregun e punës, diploma jote nuk ka vlerë, krahasuar me diplomën e një universiteti privat që është akredituar. Është favorizim i drejtpërdrejtë i Universiteteve Private i bërë kjo me aprovimin e politikës shqiptare qeveri dhe opozitë.

Muka hodhi dyshimë mbi arsimimin e ministres së sapoemëruar të Arsimit, Besa Shahini. Sipas tij ajo ka kryer masterin në një Universiteti në Gjermani, programet e të cilit janë akredituar vitet e fundit, ndërsa është rankuar njësoj si Universiteti i Tiranës.

Muka: Dua të kujtoj ministren e Arsimit aktualen, Besa Shahini. Është diplomuar në një universitet në Gjermani. Kryeministri tha po bëjmë zgjidhje përmes një ministre të re, ndërkohë problematikat ishin për arsimin e lartë na vendoset një ministre që nuk ka specialitet për arsimin e lartë. Ministrja Shahini, masterin e ka marrë në një universitet gjerman, i cili është hapur në 2003. Unë në fakt nuk e di vitin e diplomimit të ministres sepse nuk e ka në CV. Akreditimi i programeve të studimit të atij universiteti është bërë vetëm vitet e fundit. Pra në momentin që ndoshta ministrja është diplomuar nuk ka qenë akredituar programi i studimit ku ajo ka studiuar dhe është i rankuar krahasimisht me Universitetin e Tiranës.

Duke komentuar ngujimin e studentëve në fakultete, Muka tha se është e trupshme që qeveri vë dorë mbi studentët.

Muka: Është e turpshme të shikosh qeverinë shqiptare sesi vë dorë mbi rininë shqiptare. Nuk ka ndodhur, edhe kur unë kam protestuar, kur ka qenë një qeveri tjetër, PD, që është mbajtur për dorë të fortë në rastin e protestave ne nuk jemi dhunuar asnjëherë. Në momentin që është vënë dorë mbi rininë është vënë dorë mbi gjithë Shqipërinë. Gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/article/shkencetari-muka-diplomat-jepen-ne-kundershtim-me-ligjin-e-arsimit-te-larte

Recommended