Ora News - Redi Muçi: Kauza jonë rrëzimi i ligjit të arsimit të lartë, PD sulme të ulëta
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pedagogu Redi Muçi i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, tha se kauza e grupimit të Lëvizjes për Universitetin është rrëzimi i ligjit të arsimit të lartë.

Muçi: Kauza jonë është rrëzimi i ligjit. Të jetë një arritje e prekshme për të gjithë shoqërinë. Mënyra se si u bë ky ligj, ka sjellë shumë probleme. Organizata Politike është një grupim të rinjsh që angazhohen për çështje sociale si punëtorët, studentët. Vizioni ynë i shoqërisë është që organizimi të bëhet nga poshtë. Lëvizja për Universitetin është një grupim studentor që në brendësi të saj ka edhe të rinj nga Organizata Politike, por janë dy identitete thuajse të ndryshme. Qëllimi i Lëvizjes për Universitetin ka qenë 1, organizimi dhe ruajtja e frymës së protestës.

#oranews #protesta #studentet #arena #dritanhila
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/redi-muci-kauza-jone-rrezimi-i-ligjit-te-arsimit-te-larte-pd-sulme-te-uleta
Recommended