Report TV - Nishani: Besnik Muçi ka të drejtë, Kuvendi të shkarkojë njerëzit që zbatojnë Vettingun
  • 4 years ago
Nishani është shprehur se qëndrimi i Besnik Muçi është i drejtë. Ashtu si Muçi edhe Nishani ka deklaruar se anëtarit të Kushtetueses të emëruar nga Meta nuk mund t'i hiqet statusi që ka marrë pasi ai është betuar tek presidenti.
 
" Arsyetimi i tij është i saktë. Ai nuk ekziston më. Ne Gjykojmë procesin. Ai nuk ekziston më si prokuror që hetohet. Që në betimin e tij. Analiza morale shkon shumë gjerë. Cdo individ nuk mund të hetohet nga KPA. Skandaloze në çfarë situate janë njerëzit që zbatojnë vetingun. Kur një subjekt nuk ekziston më ata nuk kanë pasur ç'të hetojnë. Shikoni në çfarë niveli i kemi. Ata duhet shkarkuar nga detyra. Se kanë integritet skandaloz. Të mblidhet Kuvendi dhe të hetojë për të shkarkuar këta njerëz." tha Nishani.
Recommended