Report TV -Uron Meta Meritoni një Shqipëri më të drejtë, nga 1 janari të punojmë për të ardhmen

  • 4 years ago
TIRANË - Presidenti i vendit, Ilir Meta uroi të gjithë shqiptarët për vitin e Ri 2020 me një video mesazh shpërndarë në rrjetet sociale.

"Zhgënjimet që po lëmë pas me vitin e vjetër, le të na ndihmojnë për një reflektim të thellë e të sinqertë në mënyrë që viti 2020 të jetë viti i realizimit të shpresave dhe ëndrrave të çdo shqiptari dhe familje shqiptare, por edhe viti që e afron Shqipërinë tonë me familjen europiane dhe standardet e saj. Çdo shqiptar i ndershëm dhe punëtor kërkon më shumë shpresë dhe mirëqenie, por edhe ndihmë, përkrahje e mbështetje, për të ndërtuar një jetë të denjë dhe një të ardhme të sigurt në Atdheun tonë. Secili prej jush meriton më shumë pozitivitet, një Shqipëri më të drejtë, më të dashur, më të dhembshur dhe më njerëzore. Dhe kjo në radhë të parë kërkon një Shqipëri përfshirëse dhe më të bashkuar e udhëhequr gjithmonë nga interesi kombëtar dhe publik. Solidariteti mbarëkombëtar që treguam pas tërmetit tragjik është një themel i fortë dhe i qëndrueshëm që na frymëzon të gjithëve dhe na jep frymëzim për sfidat që na presin.

Recommended