Rrëzimi i dy shtyllave të tensioni të lartë në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Rrëzimi i dy shtyllave të tensionit të lartë në afërsi të Voskopojës po hetohet nga policia lokale e cila deklaron paraprakisht se nuk ka elementë të aktit terrorist në këtë ngjarje.Në datën 19 shtator në mbrëmje, në afërsi të rrugës së Voskopojës në Korçë, u rrëzuan dy shtylla të tensionit të lartë.Nga kqyrja në vendin e ngjarjes, në të dyja shtyllat, grupi hetimor nuk ka konstatuar dëmtime fizike, përveçse mungesës të disa bulonave të tyre, ku shkaku paraprak i rrëzimit dyshohet si pasojë e erës së fortë.Banorë të zonës pretenduan se rrëzimi I shtyllave metalike erdhi nga shkarkesat elektrike të rrufeve por kjo nuk deklarohet zyrtarisht nga policia. Nga rrëzimi I dy shtyllave të tensionit të lartë pati pasoja në furnizinin me energji elektrike të disa fshatrave të fushës së Korçës, Voskopojës e Lekasit.Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Recommended