Referendumi, zyrtarë të lartë të BE dhe SHBA vizitojnë Shkupin - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në vigjilje të referendumit të 30 shtatorit në Maqedoni,  liderët politikë vijojnë të zhvillojnë takime intensive për të siguruar votën pro që do të sjellë ndryshimin e emrit të vendit.
Kryeministri Zoran Zaev ndërkohë mban këtë të enjte fjalën në seancën plenare të Parlamentit Europian, lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë në BE pas votimit të pritshëm të 30 shtatorit.
Mbështetjen për referendumin si një parakusht për anëtarësim në strukturat euroatlantike e dha edhe kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati, i cili vijon takimet me liderët shqiptarë në Maqedoni.
Ndërkohë, këtë të enjte Shkupin e viziton ndihmës sekretari amerikan Wes Mitchell dhe në mbrëmje zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini.
Ajo do te takohet me të gjithë liderët e institucioneve si dhe me opozitën.
Në Maqedoni tashmë fushata ka filluar zyrtarisht dhe nëse qytetarët votojnë pro marrëveshjes me Greqinë për emrin, ata do t?i hapin rrugë anëtarësimit në NATO.
Më herët liderë të tjerë si Angela Merkel, Sebastian Kurtz e Jens Stoltenberg bënë apel nga Shkupi për pjesëmarrje në referendum.
Recommended