Ora News - Zbulohen 34 bashkëpunëtorë të sigurimit, janë zyrtarë të lartë

  • 5 years ago
#oranews #dosjet

30 zyrtarë të lartë të shtetit rezultojnë me dosje si bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Listës i shtohen dhe katër gjyqtarë dhe prokurorë. Pavarësisht publikimit të shifrave emrat mbeten anonim, ndërsa institucionet që kanë marrë dijeni kanë qëndruar në heshtje, duke mbajtur dosjet poshtë sirtarëve.

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula, ka bërë të ditur se janë zbuluar 30 zyrtarë të lartë që rezultojnë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe 4 të tjerë mes prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Pavarësisht kësaj, nuk ka asnjë reagim nga institucionet shtetërore.

Madje dhe emrat e tyre mbeten top sekret, të paktën zyrtarisht.

Duket se kjo është dhe goditja e parë e ligjit, i cili duket se nuk shërben për zbardhjen e së vërtetës.

Situata ka sjellë reagimin dhe të përfaqësuesve të ish-të dënuarve politikë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zbulohen-34-bashkepunetore-te-sigurimit-jane-zyrtare-te-larte

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended