Ora News - Erion Veliaj Kryebashkiaku me buxhetin më të lartë, por investimet janë të ulta

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Nëse do të shikosh në njoftimet e Bashkisë së Tiranës do të duket se gjithçka shkëlqen. Por kjo është një pamje që ofrohet për qendrën. Jo larg sheshit "Skënderbej", në zonën e fushës së aviacionit në unazë e në shumë të tjera, natën nuk ka as ndriçim. Për të mos folur për rrugët që janë në një situatë të rëndë.

Situata është krijuar në kohën kur kryeqyteti ka marrë buxhetin më të madh në vite. Prej zgjedhjes si kryetar bashkie Erjon Veliaj ka përfituar fonde dhe për shkak të ndarjes së re territoriale, duke administruar dhe ish komunat. Vetëm në vitin 2019 buxheti shkon në rreth 144 milionë dollarë, shumë që shënon një nivel historik.

Por jo gjithmonë ka qënë kështu. Paraardhësit e Erion Veliajt nuk kanë pasur të tillë fat. Buxheti më i lartë kur Lulzim Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës ka qënë afro 70 milionë dollarë. Ndërsa Edi Rama që njihet për transformimin që i solli kryeqytetit ka pasur në dispozicion në vitin më të mirë afro 45 milionë dollarë. Nga këto të dhëna rezulton se Erion Veliaj është kryetari me buxhetin me të majmë afro 3 fish më të lartë se kryebashkiaket e tjerë, kjo edhe për faktin se aderon në të njëjtën parti që drejton pushtetin. Pyetja është si administrohen fondet kur me këtë shumë do të duhet të kishim ndryshim rrënjësor të Tiranës, dhe jo ripërsëritje të të njëjtëve probleme.

Në fakt të ardhurat në buxhet janë shtuar si prej ish komunave por dhe për shkak të taksave. Prej tyre ajo e ndikimit në infrastrukturë në ndërtimet e reja u rrit nga 4% e kostos në 8% të çmimit të apartamentit. Taksa e dytë nga e cila Bashkia do të arkëtoje 510 milionë lekë është ajo e ndërtesës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/erion-veliaj-kryebashkiaku-me-buxhetin-me-te-larte-por-investimet-jane-te-ulta

Recommended