Turi i dëgjesave, Veliaj ndalet në Njësinë 1: Investimet do të vijojnë në çdo lagje të Tiranës
  • 5 years ago
Nga shkolla e rikonstruktuar ?1 Maji?, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e Njësinë 1 për Buxhetin 2019 dhe bilancin e punëve të kryera në këto 3 vjet.

Në dëgjesën me banorët e zonës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kërkoi mbështetje masive për PS në zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që ritmi i punëve publike të mos ndalet.

Nëse doni të më jepni një dorë, që bashkë me këtë skuadër ta çojmë edhe më përpara Tiranën, na duhen votat masive për Partinë Socialiste në Këshillin Bashkiak. Kjo është e vetmja mënyrë për ta çuar edhe më lart vizionin që kemi për Tiranën. Kështu sigurohemi që punët e nisura mbarojnë me sukses dhe më pas të fillojmë me punët e tjera.

Kryebashkiaku Erion Veliaj.
Recommended