Wake Up/ Turi i World Press Photo "ndalet" në Tiranë dhe Prishtinë

  • 4 years ago
Për herë të parë Tirana do të shohë nga afër fotografitë që kanë triumfuar në edicionin e 62-të të World Press Photo. Eventi më i rëndësishëm për fotografinë e shtypit është për momentin ne një tur botëror i cili do të ndalojë në Tiranë në datën 6 deri 26 shkurt në Muzeun Historik Kombëtar.
Për fotografitë më të mira të vitit 2019 janë shqyrtuar më shumë se 78,801 fotografi të 4.738 fotografëve nga 129 shtete të botës, ku artdashësit shqiptarë do kenë mundësi ta vizitojnë falas këtë ekspozitë vjetore. Këtë vit, në turneun e tij botëror që shfaq tregimet më me vlerë përmes fotografisë, Photo World Press Photo Exhibition 2019 do të prezantojë foto reportazhin më të mirë vizual jo vetëm në Tiranë, (nga sot deri në 26 shkurt), por edhe në Prishtinë nga data 5 deri në 25 Mars 2020. Theksojmë se këtë vit, ?World Press Photo of the Year? u fitua nga John Moore nga Shtetet e Bashkuara me fotografinë e tij, ?vajza që qan në kufi? ndërsa ?World Press Photo Story of the year? u fitua nga fotografi hollandez/suedez Pieter ten Hoopen me Karavanin migrant.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended