Wake Up/ Vizatimet dhe letrat e panjohura të Fellinit ekspozohen në Tiranë
  • 3 years ago
Me rastin e 100 vjetorit të lindjes (20 janar 1920) së regjisorit të famshëm italian Federico Fellini, është hapur dje në qendrën COD në Tiranë, ekspozita lëvizëse "Njëqindvjetori. Fellini në botë". Në këtë ekspozitë do të prezantohen rreth 120 punime si fotografi, dokumente, kostume, postera, vizatime dhe objekte të ndryshme që lidhen me jetën dhe veprën e regjisorit. Spikasin në ekspozitë fotot e regjisorit në imazhet që e portretizojnë në sheshxhirim, në intervistat që zbulojnë pasionin e tij të jashtëzakonshëm për artin e shtatë, por edhe ana njerëzore e mjeshtrit; në vizatimet e tij kushtuar miqve, si dhe letrat e dashurisë drejtuar Giulietta Masina-s.
Kjo ekspozitë vjen në Tiranë pasi është prezantuar më herët në Moskë, Sao Paulo, Romë dhe Vilnius. Kujtojmë disa nga filmat e Federico Fellinit: "La Strada" (1954), Nights of Cabiria (1957), La Dolce Vita (1960), Amarcord (1973)...etj. Ekspozita do të jetë e hapur deri në 11 tetor për të gjithë ata që kanë kuriozitet për ta vizituar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended