Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë festës për fundvitit nuk harron dhe punëtorët e bashkisë

  • 5 years ago
Pak para ndërrimit të viteve, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa kanë uruar të gjithë të pranishmit në sheshin Skënderbej.

Në fjalën e tij, Veliaj ka risjellë faktin që dita e nesërme është e para pa lojra fati, duke mos harruar edhe dhënien e çekut për fëmijën e parë të lindur për vitin 2019.

"Nesër Tirana do gdhihet më e mirë. Do gdhihet pa lloto. Na janë mërzitur pak çunat por gocat janë më të lumtura. Nesër fillon çeku i bebes. Ju të tjerët filloni punën. Fjala Bashki vjen nga fjala ?bashkë? ndaj faleminderit çdo qytetari. Kemi bërë mrekulli dhe kemi realizuar ëndrrat tona bashkë. Tirana është kryeqyteti i ëndrrave, ndaj gëzuar vitin e ri 2019"

Ndërkohë, darkën e pritjes së Vitit të Ri, kreu i Bashkisë së Tiranës zgjodhi ta kalojë me punonjësit e Ndërmarrjes së Punëtorëve Nr.1, të cilët edhe në këto ditë festash kontribuojnë për të patur një qytet sa më të pastër. Duke u uruar atyre një vit të mbarë, ai u shprehu mirënjohjen për punën që bëjnë çdo ditë për një ambient sa më të pastër dhe të rregullt.

Recommended