Vizita e parë në SHBA si ministër i Jashtëm, Cakaj takime me zyrtarë të kongresit dhe senatit
  • 5 years ago
Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë qëndrimit të tij në SHBA, në kuadër të ministerialit të Koalicionit Global kundër ISIS, zhvilloi edhe një seri takimesh me përfaqësues të lartë të administratës, Kongresit dhe Senatit amerikan, si dhe me homologë të tij, ministra të Punëve të Jashtme të disa vendeve europiane. Zyra e shtypit të Ministrisë për Punët e Jashtme dhe Europën njofton se gjatë takimeve me Kryetarin e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Kongresin Amerikan, Eliot Engel, Zëvendës-asistent Sekretarin e Shtetit Mathew Palmer, Senatorin Gary Peters, përfaqësues të lartë të Këshillit të Atlantikut, si dhe me ministrat e Jashtëm të Polonisë, Gjermanisë, Holandës, Kanadasë, Lituanisë, Turqisë dhe Suedisë, bisedat u fokusuan në çështje të integrimit europian, bashkëpunimit në kuadër të NATO-s, kryesisë së ardhshme të OSBE-së dhe proceseve të bashkëpunimit rajonal.

Zëvendës-asistent Sekretari amerikan të Shtetit Mathew Palmer, pasi e uroi ministrin Cakaj për detyrën e re, vlerësoi kontributin e Shqipërisë në Koalicionin Global Kundër ISIS, angazhimin e Shqipërisë në NATO-s, si dhe kontributin konstruktiv të vendit tonë në Ballkanin Perëndimor për avancimin e agjendës europiane. Ai theksoi se Shqipëria mbetet një aleat i vlerësuar dhe i rëndësishëm i SHBA-ve. Palmer përgëzoi Cakaj për kryesinë e radhës së OSBE nga Shqipëria në vitin 2020 dhe e siguroi atë për mbështetjen e SHBA-ve gjatë saj.

Ministri në Detyrë Cakaj vlerësoi asistencën e çmuar që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë në procesin e reformave, sidomos atë të drejtësisë, si edhe bashkëpunimin e frytshëm si në kuadër rajonal dhe arenën ndërkombëtare. Cakaj i paraqiti Palmer një panoramë të hapave të ndërmarra nga Shqipëria në rrugën e saj të reformave integruese, si dhe dinamikën e bashkëpunimit rajonal në formate dy dhe shumëpalëshe.

Po ashtu në takimin e zhvilluar me Kryetarin e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Kongresin Amerikan, Eliot Engel, u nënvizua rëndësia e mbështetjes së SHBA-ve për hapat e ndërmarra nga Shqipëria në drejtim të reformave, si dhe kontributin e Shqipërisë në forcimin e bashkëpunimit rajonal. Nga ana e tij, kongresmeni Engel shprehu mbështetjen e SHBA-ve në kuadër të partneritetit strategjik dhe rakordimit të politikave për çështjet e sigurisë në arenën ndërkombëtare. Në takimin me Senatorin amerikan, Gary Peters, Cakaj zhvilloi një bisedë të zgjeruar përsa i përket sfidave aktuale dhe të ardhshme të Shqipërisë, ku u ndal kryesisht në reformat e brendshme, zhvillimet e fundit në rajon dhe pritshmëritë në kuadër të proceseve integruese të Shqipërisë në BE.

Takimin e fundit Ministri në detyrë Cakaj e zhvilloi me zv/Presidentin për Europën për Këshillit Atlantik, Damion Ëilson me të cilin u shkëmbyen mendime për situatën aktuale në BE, sfidat e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian, marrëdhëniet mes vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe rolin e Shqipërisë në këtë kuadër. Gjithashtu minist...
Recommended