Gjykata e Lartë me dy anëtarë, 31 mijë dosje presin në rradhë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nga sot Gjykatës së Lartë i vihet kyçi. Me shkarkimin nga Vettingu të anëtarit të saj, Edmond Islamajt, Gjykata e Lartë kalon në kolaps të plotë, me vetëm dy anëtarë, kryetarin Xhezair Zaganjori, si dhe anëtarin Ardian Dvorani.Por, mosplotësimi i trupës gjykuese me minimumin 3 anëtarë, ka bërë që në Gjykatën e Lartë të ngelin stok rreth 31 mijë dosje. 16.000 prej të cilave janë civile, 10.000 dosje administrative dhe 5.000 të tjera janë penale.Tashmë, plotësimi i trupës me të paktën 9 gjyqtarë është në dorën e Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucion ky i cili duhet të çelë garën. Reforma në Drejtësi ka parashikuar miratimin e hartës së re gjyqësore, që sipas ligjit duhet të miratohet brenda vitit 2019 . Por burime pranë KLGJ shprehen se edhe për të paktën 3 muaj, vendi do të jetë pa Gjykatë të Lartë, e dyta kjo më e rëndësishmja pas Gjykatës Kushtetuese.Aktualisht, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, janë duke punuar për miratimin e rregullores dhe kriteret që duhet të plotësojë një anëtar që do të garojë për në Gjykatën e Lartë. Fillimisht, kjo gjykatë ishte me 17 anëtarë gjithsej. Që nga viti 2016, disa prej tyre dhanë dorëheqjen, e disa të tjerëve u mbaroi afati, ndërsa gjyqtarja Majlinda Andrea u dënua për korrupsion.5 anëtarë të tjerë: Edmond Islamaj, Tom Ndrecaj, Admir Thanza, Artan Zeneli dhe Shkëlzen Selimi u shkarkuan nga Vetingu me vendim të formës së prerë.I shkarkuar nga shkalla e parë është edhe gjyqtari Artan Broci, por ky i fundit pritet të dalë në apel, pas ankimimit të bërë prej tij.Ndërkohë, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit do të dalë edhe kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Ai u konfirmua në shkallën e parë, por Komisioneri Publik ankimoi vendimin duke kërkuar shkarkimin.Tashmë, Gjykata e Lartë nuk është më në gjendje të marrë vendime dhe i duhet të presë plotësimin e vakancave.
Recommended